E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zyrtare/ Rishi Sunak shpallet kryeministri i ri i Britanisë
Publik News

Zyrtare/ Rishi Sunak shpallet kryeministri i ri i Britanisë

Penny Mourdant heq dorë nga gara për kreun e vendit

Rishi Sunak  ka marrë zyrtarisht drejtimin e Britanisë së Madhe pasi Penny Mordaunt ndoqi Boris Johnson duke u larguar nga  gara për lidershipin brenda partisë konservatore.

Sunak është emëruar kryetari i ri i konservatorëve dhe rrjedhimisht dhe kryeministër i ardhshëm, pasi rivalja e tij e vetme, Penny Mourdant me anë të një postimi në Twitter hoqi dorë zyrtarisht nga gara.

Kryeministri i ri do të mbajë një fjalim në Parlament në orën 14:30 dhe mund të vendoset në kryeministri që nesër, ose ndoshta edhe ditën e sotme sipas Daily Mail.

Sunak mori mbështetjen publike nga mbi 190 deputetë konservatorë, më shumë se gjysma e totalit duke grumbulluar më shumë numra ndërsa mbështetësit e shquar të Johnson u hodhën në lëvizje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.