E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zyrtare/93% e shqiptarëve jetuan me 500 lekë  në ditë në vitin 2016
Uncategorized

Zyrtare/93% e shqiptarëve jetuan me 500 lekë në ditë në vitin 2016

Vit për vit, Shqipëria po bën hapa të shpejtë në hendekun e pabarazisë, ku të pasurit bëhen më të pasur dhe të varfrit më të varfër.

Në anketën e buxhetit të familjes për vitin 2016, Instituti i Statistikave (INSTAT) referoi se 90% e familjeve shqiptare shpenzuan mesatarisht 63,609 lekë në muaj. Këto familje, sipas INSTAT, kanë mesatarisht 3.9 anëtarë.

Sipas përllogaritjeve të Monitor, 90% e familjeve në fashën e poshtme të konsumit përbëhen nga 2,696,772 persona, të cilët përbëjnë 93% të totalit të popullsisë (2,896,532 banorë). Kuota e shpenzimeve ditore për kokë banori në këtë kategori ishte 544 lekë në ditë, ose 4 euro në ditë për frymë.

Llogaritë tregojnë se, 10% e familjeve që përbëjnë 7% të popullsisë së vendit me 199,761 persona konsumojnë 15 euro në ditë për frymë ose tre herë më shumë se 93%.

Shpenzimet mesatare për konsum të NjEF tregojnë se në vitin 2016, ka pasur një rritje më të madhe të shpenzimeve të 10% të NjEF me shpenzimet më të larta (14,6%) në krahasim me rritjen e shpenzimeve mesatare për konsum të 90% tjetër (0,6%) në krahasim me 2015.

Shpërndarja e nivelit të shpenzimeve për konsum tregon se 90% e NjEF shpenzon 78,3% të vlerës së konsumit gjithsej, me një mesatare të shpenzimeve për konsum prej 63.609 lekë në muaj.

Nga ana tjetër, 10% e NjEF shpenzon 21,7% të konsumit gjithsej, me një shpenzim mesatar prej 158.946 lekë në muaj. Shpenzimet mesatare për konsum të 10% të NjEF me shpenzime më të larta janë 2,5 herë më shumë se ato të 90% tjetër të NjEF.

Si rrjedhim, raporti i konsumit të familjeve më 2016, për këtë tregues, paraqet një rritje të pabarazisë nga 2,2 më 2015 në 2,5 më 2016.

Jetesa më 4 euro në ditë konsiderohet si varfëri relative sipas standardit të Bankës Botërore. Kategoria e personave në këtë kategori konsumi konsiderohen më shumë në varfëri se sa në jetesë normale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.