E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zyrtari i lartë gjerman Lange: Nuk shoh konsensus në Shqipëri
Lajme

Zyrtari i lartë gjerman Lange: Nuk shoh konsensus në Shqipëri

Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Drejtësisë në Gjermani, z. Christian Lange, ka folur nga Tirana sot për çështjen e hapjeve të negociatave me BE-në.

Lange ka theksuar se Vetingu është një proces me rëndësi për sistemin e drejtësisë, ndërsa në politikë theksoi se ishte me rëndësi konsensusi, por që në Shqipëri nuk vlerësohej.

“Në Gjermani jemi më shumë të orientuar drejt konsensusit, gjë që nuk e shikoj në Shqipëri. Por konsensusi është një gjë shumë e mirë”, tha Lange.

Ai bëri të ditur se sot në mëngjes pati vizituar Shkollën e Magjistraturës, e cila “bën një punë shumë të mirë në formimin e  gjyqtarëve dhe prokurorëve.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.