E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
1 Maji në Francë, 108 oficerë policie të plagosur, arrestohen rreth 300 demonstrues
Bota

1 Maji në Francë, 108 oficerë policie të plagosur, arrestohen rreth 300 demonstrues

Të paktën 108 oficerë policie janë plagosur në përleshjet në të gjithë Francën, pas protestave të dhunshme kundër reformës së pensioneve.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i brendshëm, Gerald Darmanin. Darmanin tha se një numër kaq i madh i të plagosurve të policisë ishte jashtëzakonisht i rrallë, duke shtuar se 291 persona ishin arrestuar gjatë trazirave.

Qindra mijëra kanë marrë pjesë në demonstratat e 1 Majit kundër reformave të presidentit Emmanuel Macron. Shumica ishin paqësore, por grupet radikale hodhën bomba me benzinë dhe fishekzjarrë.Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë. Deri më tani nuk dihet se sa protestues janë lënduar. Ministria e Brendshme tha se numri i përgjithshëm i demonstruesve ishte 782,000, duke përfshirë 112,000 në kryeqytetin Paris, por sindikata CGT thotë se shifra është trefishi i këtij numri. Në Paris, një oficer policie pësoi djegie të rënda në duar dhe fytyrë kur u godit nga një bombë me benzinë. Dhuna shpërtheu gjithashtu në Lion dhe Nante dhe pati raportime se protestuesit pushtuan për pak kohë një hotel luksoz në qytetin jugor të Marsejës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.