E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ishte nisur për të shkuar në një studio televizive, ish-deputeti i PD-së ndalohet live nga policia
Politikë

Ishte nisur për të shkuar në një studio televizive, ish-deputeti i PD-së ndalohet live nga policia

Demokrati Bardh Spahia është ndaluar nga policia, teksa ishte nisur për të shkuar në emisionin “Open” në Top Channel.

bbbbbb

 

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia në një lidhje direkte në emision, u pyet nga gazetarët nëse ai ishte në dijeni se po kërkohej nga policia pas situatës që u krijua dje në Shkodër.

Ai tha se nuk ishte në dijeni të një informacioni të tillë. “Unë kam gjithë ditën që lëviz nëpër Tiranë, nuk më ka ndaluar njeri”, tha ai.

Spahia ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare se është në kërkim. Spahia tha se nuk ka organizuar asgjë dhe çdo gjë që është thënë nuk është e vërtetë.

Në këtë çast socialisti Taulant Balla futet në debat dhe i thotë se nëse është kështu atë herë le të vijë në studio.

Pas kësaj Spahia tha se do të niset menjëherë për në studio, ndërkohë që rrugës ai u ndalua nga policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.