Ky është Kabineti Qeveritar i Albin Kurtit, ja emrat e të gjithë ministrave
Zëvendëskryeministër ndërkaq është propozuar Avdullah Hoti nga LDK-ja.
Zëvendëskryeminsitër i dytë ndërkaq është propozuar Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje.
Këta janë emrat e ministrave:
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
Hykmete Bajrami – Ministre për Arsim
Agim Veliu – Ministër i Brendshëm
Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport
Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca
Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu
Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi
Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari
Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia
Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.
Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi
Për komunitete e Kthim – Dalitbor Jetvic
Për Zhvillim Rajonal – Ivan Millojevic
I mandatuari per kryeminister, Albin Kurti, e ka konfirmuar se i ka votat për formimin e qeverisë së re.
Kurti rrugës për në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca tha se “janë mbi 61 deputetë që do të votojnë për qeverinë, me mua si kryeministër, me dy zëvendëskryeministra, dhe me 15 ministra”.
Ndryshe, në orën 11:00 ishte paraparë të fillonte seanca ku do të bëhet votimi i qeverisë së re.
Deri më tani nuk është bërë e ditur se pse nuk ka filluar seanca me kohë.
Në sallë kanë hyrë disa prej deputetëve të grupit parlamentar të LDK-së, ndërsa është parë edhe Agim Veliu që është bërë e ditur se do të votohet për Ministër të Punëve të Brendshme.
Qeveria e re/ Kurti niset për në Kuvend: Pas 23 vjetësh kam rastin t’i shërbej popullit
I mandatuari për kryeministër, Albin Kurti ka folur para mediave para nisjes për në Kuvend të Kosovës, ku për pak pritet që të bëhet votimi i qeverisë së re.
Kurti ka bërë të ditur se kryer përgatitjet për seancë.
“Kemi bërë të gjitha përgatitjet për seancën, me që rast synimi ynë është të zgjedhim qeveri të re, e cila do të punojë mbarë e mirë e sipas programit të harmonizuar, me një ekip shumë të mirë të kabinetit, por mbi të gjitha sot dua t’i falënderoj qytetarët e Kosovës që na mundësuan një ditë të tillë, në të cilën duam që ndryshimin e madh politik që ata e kanë bërë me 6 tetor, ne si përfaqësues ta shndërrojmë edhe në ndryshim qeveritar, pra ta institucionalizojmë ndryshimin e shkaktuar me vullnetin e popullit”, tha Kurti, teksa konfirmoi se do të takohet me deputetët e pakicave.
“Do t’i zhvilloj takimet përfundimtare edhe me disa deputetë do të shkoj njëherë në zyrën e grupit parlamentar të LV-së”, shtoi ai.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje tha se pas 23 vjetësh e ka rastin që t’i shërbejë popullit.
“Është një ditë që është kapitull i ri edhe në Republikën e Kosovës edhe në jetesën e popullit e në aktivitetin tim politik, që 23 vjet jam në opozitë prej që merrem me politikë, më në fund do ta kem shansin e sidomos përgjegjësinë që t’i shërbej popullit si asnjë herë më parë”, ka thënë ai./GazetaExpress/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



