180 të vdekur nga Covid 19 por Suedia vazhdon jetën normalisht
Refuzimi i Suedisë për të marrë masa shtrënguese për shtetasit në vendin skandinav mund të “çojë në katastrofë”, paralajmërojnë mjekët dhe shkencëtarët. Jeta e përditshme vijon normalisht, pavarësisht se pjesa tjetër e Evrpës është në bllokim total prej Pandemisë që ka shkaktuar mijëra humbje jete.
Të gjitha restorantet, kafenetë, shkollat dhe kinematë vijojnë të jenë të hapura normalisht edhe pse numri i rasteve me Covid-19 në Suedi është 4.435 dhe vdekjet 180. Qeveria e vendit skandinav thotë se bllokimi i vendit do të thoshte rënie për ekonominë, pavarësisht udhëzimeve dhe këshillave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Mjekët dhe shkëncëtarët kanë ngritur alarmin se Suedia mund të jetë drejt karastrofës sa i takon rasteve dhe vdekjeve ndaj Covid-19, andaj mbi 2000 të tillë kanë nënshkruar një peticion ku i bëjnë thirrje qeverisë për masa të ashpra dhe shtrënguese. “Ne nuk jemi duke testuar, as gjurmuar dhe izoluar. Kemi lënë që virusi të jetë i lirë, çka mund të sjellë katasfrofën. Duhet ragim i fortë nga Qeveria e Suedisë”, thotë Cecilia Söderberg-Nauclér, eksperte suedeze e mjekësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



