19-vjeçarja tregon si e vrau të atin: Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë!
Viktima me 4 plumba në trup
Rrëfimi i 19-vjeçares në Shënavlash të Durrësit, e cila vrau me armë të atin është tronditës.
Ajo është shprehur para hetuesve se është e lumtur që kreu aktin e rëndë, pasi sipas saj babai i ka torturuar për vite me radhë.
Ajo tha se babai vendoste gjithçka dhe se kur mori për ta martuar, nuk duroi dot më.
Vajza ka treguar se të atin ka vrarë me armën që ai kishte, pas punonte roje dhe më pas trupin e mbështolli me çarçaf. E reja është shprehur se armën e krimit e hodhi në det.
“Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që e kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja është e martuar, janë 2 vëllezërit dhe pastaj unë. Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfare dëshironim.Kur mori vendimin për martesën time, aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive. Pas krimit e kam mbështjellë me një çarcaf, pastaj me fasho e në fund me qese. Armën e hodha buzë detit”, ka deklaruar e reja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



