E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptarja emërohet  kryeinfermiere në Frankfurt
Uncategorized

Shqiptarja emërohet kryeinfermiere në Frankfurt

Mjekja Margarita Dalipi Mustafai me prejardhje nga Struga, e cila së bashku me bashkëshortin e saj, mjekun Ardian Mustafai nga Tetova, vite me radhë profesionin e tyre e ushtrojnë në Gjermani, shkruan gazeta KOHA.

Së fundmi, Margarita ka arritur që pas përfundimit të specializimit 5 vjeçar në fushën e Mjekësisë Interne në Klinikën në Frankfurt (ODER)-të Gjermanisë, së fundi është emëruar nga ana e Klinikës si kryemjeke.

Ajo është emëruar kryeinfermiere ne repartin e Mjekimit Intensiv IMC. Me këtë ajo është e para a femër shqiptare në Gjermani me këtë post. Që të dy një kohë të gjatë jetojnë dhe punojnë në Gjermani. Si edhe shumë kuadro të tjerë, edhe këta dy mjek u larguan nga vendi për arsye ekonomike dhe financiare dhe mos pasja e mundësisë së gjetjes një vend pune pas përfundimit të shkollimit.

Përndryshe, Margarita Dalipi Mustafai u lind Strugë, shkollimin fillore dhe atë të mesëm i kreu në Strugë, ndërsa Fakultetin e Mjekësisë – dega mjekësi e përgjithshme në Universitetin e Shkupit në Shkup. Pas diplomimit kam punuar 3 muaj në cilësinë e mjekut amë në Shkup, si dhe 1 vit si mjeke në Shtëpinë e Shëndetit, Ndihma e Shpejtë në Strugë, dhe njëkohësisht si profesoreshë e lëndëve mjekësore në Shkollën e mesme profesionale në Strugë. Fillimisht ka punuar në klinikën Dessau-Rosslau për gati tre vite. Tash punon në Klinikën Shtetërore në Frankfurt.

Ardian Mustafai u lind në Tetovë, ku edhe e kreu shkollën e mesme në gjimnazin e Tetovës, ndërsa e ka kryer Fakultetin e Mjekësisë – dega Mjekësi e përgjithshme në Universitetin e Prishtinës.

Pas mbarimit të studimeve, gati 2 vite ka qenë i punësuar si mjek në Shtëpinë e Shëndetit, në Ndihmën e Shpejtë në Tetovë. Specializimin me vetëfinancim e kreu në në Klinikën Universitare në Shkup. Gati 1 vit ka qenë i punësuar në Repartin e Klinikës Interne në Republikën e Baden Wurtemberg dhe Republikën e Branderburgut. Tash së fundmi punon në HELIOS-KLINIKUM, rajoni i Berlinit në Repartin e angiologjise.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.