24,000 ushtarë ukrainas, janë trajnuar nga BE
Numri i ushtarëve ukrainas të trajnuar nga misioni i BE-së tashmë ka arritur në 24,000
Këtë e ka konfirmuar eurodeputeti austriak Lukas Mands gjatë një konference për shtyp në Varshavë.
Synimi i misionit të BE është të plotësojë 30,000 shtarë ukrainas të trajnuar tha Lukas Mands në përfundim të misionit monitorues të Komisionit të Mbrojtjes të Eurodhomës në objektet stërvitore për ushtrinë ukrainase të financuara nga BE dhe të organizuara nga forcat e armatosura gjermane dhe polake./ANSA/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



