E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
27-vjeçarja dhe motra e saj denoncojnë priftin: Më përdhunoi kur isha 13 vjeç!
Publik News

27-vjeçarja dhe motra e saj denoncojnë priftin: Më përdhunoi kur isha 13 vjeç!

Mediat greke raportojnë se dy motrat u paraqitën në Drejtorinë e Policisë ku dëshmuan se prifti kishte kryer marrëdhënie seksuale me njërën nga vajzat, tanimë 27 vjeç, kur ajo ishte 13 vjeç.

Ndërsa motra e saj tha se ajo gjithashtu ishte ngacmuar seksualisht nga prifti.

Autoritetet arrestuan klerikun dhe nisën kontrollet në shtëpinë e tij ku gjetën foto nudo të tij dhe vajzave kur ato ishin të mitura, që ishin ruajtur në laptop.

Sipas informacioneve, vajzat së bashku me nënën e tyre, ishin strehuar herë pas here në shtëpinë e priftit për arsye financiare.

Një çështje hetimore është hapur kundër priftit 49-vjeçar për posedim të materialeve pornografike të fëmijëve, ndërsa ka nisur edhe hetimi i thelluar për abuzimin e pretenduar me vajzat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.