E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
300 kg kanabis në brigjet italiane me vlerë 3 mln euro, dyshohet se vinte nga Shqipëria
Bota

300 kg kanabis në brigjet italiane me vlerë 3 mln euro, dyshohet se vinte nga Shqipëria

Një gomone me rreth 300 kg kanabis është sekuestruar nga policia italiane në brigjet e Barit.

Në pranga është vënë një 26-vjeçar nga Brindisi i cilësuar si trafikant.

Në disa tuba brenda gomonës ishin fshehur rreth 262 kg lëndë narkotike të tipit kanabis sativa. Lënda narkotike u vu re pas kontrollit të detajuar të policisë italiane.

Sipas medias italiane ‘Ansa’, gomonia e ka patur bazën e nisjes nga vendi ynë dhe nëse lënda narkotike do hidhej në treg do të kapte vlerën e 3 milionë eurove.

Efektivët italianë kanë nisur operacionin për gjurmimin e trafikantëve të tjerë të përfshirë dhe saktësimin e vendit të origjinës së kanabisit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.