34-vjeçari arrestohet pas martesës me nusen 14-vjeçare
Një 34-vjeçar nga Divjaka u arrestua ditën e sotme pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare.
I riu që ka rënë në prangat e policisë quhet Aranit Arapi dhe sipas prindërve të tij, ai ishte martuar me vajzën para 10 muajsh.
Bukurie dhe Agron Arapi thonë se vajza 14-vjeçare nga Roskoveci i Fierit, ka ardhur me dëshirë në shtëpinë e djalit që më datë 15 mars dhe 27 gusht ata kishin bërë dasmën. Ata thonë se vajza është martuar me dëshirë me djalin e tyre edhe pse familjarët e saj kanë qenë kundër dhe e kanë kërcënuar vazhdimisht.
Vajza jetonte me “bashkëshortin”, dhe prindërit e tij, të cilët mendonin se ajo ishte 17-vjeçe.
“Ajo i tha që ishte 17 vjeçe. Unë e kam marrë në Gusht vesh që ajo ishte 14. Moshën e vërtetë nuk e dinim. Djalit i kishin thënë 17. Ta dija që është 13 e kisha ashtu tha”.
Prindërit e vajzës e denoncuan në polici 34-vjeçarin pasi nuk kishin marrëdhënie të mira me familjen e tij dhe nuk ishin dakord me “dashurinë” e 14-vjeçares. Babai i të arrestuarit tha:
“Kemi nga 15 Marsi i 2023. Dasmën e kam bërë në Gusht. M’u krijua mundësia thashë t’i gëzoja. Pyeta prindërit e saj, ai tha nuk ke punë me vajzën time ta marrësh nuse. Presioni i parë. Unë po bëj gëzim në shtëpi time. Në atë kohë i bëjnë presion nuses, goca sëmuret, në spital në Divjakë 4 ditë rresht në agoni. Ata në polici. Vjen policia merr çunin. Nusja ka qëndruar me dëshirë. I thamë që në fillim kur vajtëm. Ajo tha do vij me ju. Kam bërë deklaratë në polici tha nuk ndahemi. O mik, dakord. Dakord tha. Do bëhemi miq? Do bëhemi. Trashëgohen jetë të lumtur. Vajza ishte në klasë të 7, e la shkollën”.
Pas arrestimit të “bashkëshortit” 34-vjeçar, vajza minorene është larguar nga shtëpia dhe punonjësit social po kujdesen për të. Nëna e 34-vjeçarit kërkon drejtësi për djalin e arrestuar pasi thotë se vajzën nuk e ka marrë me dhunë në shtëpinë e tij.
“Kërkoj drejtësinë time pse të më hyjnë kështu te shtëpia dhe pse të m’i bëjnë djalit kështu. Djali me zor nuk e mori. Atë i thashë dhe dje atij. Djali nuk e mori me zor. Çfarë qe kjo kështu?”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



