E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“37 mijë euro fustani i finales për Arbanën”, Eduard Grishaj: Do ia pres një…
Lajme

“37 mijë euro fustani i finales për Arbanën”, Eduard Grishaj: Do ia pres një…

Arbana Osmani është komentuar disa herë në rrjet për fustanet e saj të shtrenjta gjatë prezantimeve televizive. Megjithatë, së fundi qarkullon një tjetër thashethem. Në finale “e zonja e shtëpisë” do të mirëpresë shqiptarët e veshur me një veshje që kushton 37 mijë euro.

ndalur në këtë çështje, regjisori i Big Brother Vip Albania dhe njëherazi bashkëshorti i Arbanës, Eduard Grishaj tha në formë batute se do t’i presë një copë në përfundim të spektaklit për të nxjerrë gjysmat e lekëve të shpenzuara.

Megi Pojani: Veshja e Arbanës për finale kushton 37 mijë euro.

Eduart Grishaj: 37 mijë euro ë? Faktikisht Arbana, mendoj unë, është prezantuesja më e mirë e të gjitha kohërave që ka pas Shqipëria dhe e meriton të ketë fustanin më të bukur. Mirëpo, nëse është 37 mijë euro…

Megi Pojani: Po, nëse është 37 mijë euro, unë ndahem që tani nga Arbana.

Eduart Grishaj: Jo, nëse është 37 mijë euro, do i pres një copë pasi të mbarojë spektakli dhe do e shes. Të kap gjysmën e vlerës të paktën.

Megi Pojani: Gjatë këtij Big Brotheri, sherret mes teje dhe Arbanës janë shtuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.