E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
47 vjeçarja Andrea Nahles zgjidhet kryetare e PSD gjermane
Bota

47 vjeçarja Andrea Nahles zgjidhet kryetare e PSD gjermane

Andrea Nahles, 47 vjec, një politikane karriere, është zgjedhur kryetare e SPD gjermane. Kjo është gruaja e parë kryetare e SPD, në historinë e saj 155 vjecare. Zonja Nahles do të jetë sfiduesja e Anxhela Merkel. Por partia që ajo sot ka marrë përsipër ta shpëtojë e ka ndëshkuar atë më parë.

Andra Nahles konsiderohet një “rebele” e partisë së dytë më të madhe gjermane. Ajo ka detyrën e vështirë të rinimit të partisë, sidomos pas rezultatit shumë të dobët në zgjedhjet e shtatorit.

Zonja Nahles ka fituar më 66 përqind të votave, duke pasur përballë Simone lange, 41 vjec, kryebashkiak i Flenburgut, që ndodhet në kufi me Danimarkën.

Gjuha e saj e mprehtë mund ta bëjë atë një kundërshtare të fortë për zonjën Merkel dhe konservatorët. Meqënëse ky është mandati i fundit për kancelaren Merkel, mundet që zonja Nahles të jetë një ditë kancelare e Gjermanisë. Kryetarja e rë e SPD zonja Nahles ka shkruar një ditarin e saj kur ka qënë në shkollë se një ditë ajo do të jetë “ose shtëpiake ose kancelare”.

Andrea Nahles ka nisur karrieren politike në moshën 18 vjec duke u evidentuar si një nga kundërshtaret e rrepta të reformave të punës së kancelarit Shrëder.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.