E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fatos Klosi i përgjigjet Izet Haxhisë: Çfarë më thanë vrasësit e Azemit, arsyet pse e ekzekutuan
Publik News

Fatos Klosi i përgjigjet Izet Haxhisë: Çfarë më thanë vrasësit e Azemit, arsyet pse e ekzekutuan

ARISTIR LUMEZI/ Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, i përgjigjet ish-truprojës së Presidentit Berisha, Izet Haxhia, duke i cilësuar të pabaza akuzat e tij. Sipas tij, Izetit i pëlqen të dalë në media dhe kërkon të tërheqë vazhdimisht vëmendjen.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Klosi, duke folur për gjyqin e Azem Hajdarit, shprehet se Izet Haxhia duhet të kishte folur gjatë kohës që zhvillohej gjyqi, tani është vonë dhe dëshmitë e tij nuk do të mund të ndryshojnë asgjë.

“Unë nuk besoj se kjo do të përmbysë ndonjë gjë. Sepse shumica e njerëzve nuk janë gjallë. Ata që e vranë, vërtet nuk janë. Jaho është në burg dhe ai nuk ka folur dhe është dënuar me burgim të përjetshëm. Them se është e vështirë të ndryshojë ndonjë gjë në atë gjyq”- thote ai.

Sipas Klosit, vrasësit e Azem Hajdarit i kanë thënë se ishin në hakmarrje me të, por Berisha kishte interes nga eliminimi.

“Vrasësit më kanë thënë se ne me Azemin ishim në hakmarrje, por Berisha kishte interes nga ai eliminim. Bashkëpunuam të dyja palët dhe u krye. Në mënyrë të përsëritur Berisha ka deklaruar se kur të vijmë në pushtet, do ta zbardhim dosjen “Hajdari”. Unë Berishës i kam kërkuar publikisht që të rihapë gjyqin e Azemit. Por ai, për 8 vjet në pushtet, nuk e preku me dorë dhe vazhdon të thotë se Azem Hajdarin e ka vrarë Fatos Klosi”-thote Klosi, ne “Panorama”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.