Ibsen Elezi PD-së i kthehet Nanos: Ke prombleme me dhjamosjen e trurit
Ditën e diel Partia Demokratike mbajti Kuvendin Kombëtar për miratimin e statutit të ri dhe ajo që ra në sy atë ditë ishte fjalimi i Ibsen Elezit, ish-kreu i PD-së në Kukës, i cili “gozhdoi” demokratët me fjalët e tij.Elezi u përhap gjerësisht në rrjetet sociale dhe në media, teksa të shumtë ishin ata që e përgëzuan për guximin e tij teksa ia plasi në fytyrë Berishës, Bashës dhe gjithë strukturës tjetër partiake që PD-ja është katandisur si mos më keq.
Ndër të paktët që e kritikuan Ibsen Elezin ishin Mustafa Nano dhe botuesi i gazetës “55”. Fahri Balliu, i cili dallohet për anshmëri ndaj Bashës qëkur i mori të birin, Klevis Balliun, në strofkën e partisë dhe nga ku u zgjodh edhe deputet.
Ndaj këtyre kritikave, Elezi ka reaguar menjëherë duke e kujtuar Balliun si një bashkëpunëtor të ngushtë të Ramiz Alisë.
Ibsen Elezi shkruan:
E rendesishme eshte qe me kuptojne demokratet ?
Muci smund t’me kuptosh se nuk i di keto pune.
Muc ti se ke degjuar fjalen ose ke probleme me dhjamosjen e trurit si ky bashkpuntori i Ramiz Alise, ish-sigurimsi, gazetari Zerit Popullit etj etj. qe zgjedh djalin debil deputet.
Hape videon dhe degjoje analizen:
Neni -Demokracia fillon te Vota e shenjte
a) proces kandidimi i garantuar ne statut me cv pozicionesh drejtuese politike dhe zyrtare.
b) proces votimi transparent dhe i kuptimte
c) numerim korrekt
Neni- sistemi Karrieres VS sistemit te kacavjerrjes (katapultimit)
a) cdo pozicion drejtues dhe anetaret e organeve kolegjilale kriter vitet e kontributit.
b) kriteret bazuar ne rezultate, per drejtuesit e gjithe niveleve, humbje+renie largim nga drejtimi, humbje+ rritje ne rezutat kriteri 2/3,
c) hapja e PD nepermjet departamenteve per intelektual dhe akademik me kontribute te njohura qe sjane anetare te PD 10-20 %
Neni-Vetingut
Problemi kryesor i humbjes besimit te politikes dhe politikaneve eshte korrupsioni, imponon nderhyrje emergjente.
a) cdo kandidat drejtues ne organet qendrore te vetdeklaroje pasurin e tij dhe familjareve.
b) kandidati apo drejtuesi humbin pozicionin ne momentin e verifikimit te elementeve korruptiv.
Neni-Lustracionit
S’mund te jene drejtues apo anetar te organeve kolegjiale qendrore:
– ish bashkpuntoret dhe punojesit e sigurimit shtetit
– ish punojesit e strukturave famkeqe te perndjekjes dhe gjykimit ne sistemit komunist
Neni per marveshjet politike
Aleancat me forcat e majta para dhe pas zgjedhor i ben kuvendi kombetar.
Muci keto permenda ne parim dhe dhashe shembuj, bejne reformimin e kesaj force politike ne themel dhe bashkojne demokratet.
S’ka gje pse se ke kuptuar, por kuptoje se ke fol si “e ema zeqos maje thanes”
Me respekt une qe s’thash gje.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



