E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria e re italiane, ‘beteja’ në Presidencë. Ja cili do të jetë kryeministër
Bota

Qeveria e re italiane, ‘beteja’ në Presidencë. Ja cili do të jetë kryeministër

Për çudinë e të gjithëve, dy liderët e kaheve ekstreme të politikës në Itali kanë ndërtuar formulën qeverisëse mes tyre, edhe pse njëri është i ekstremit të djathtë dhe tjetri i ekstremit të majtë, ndërkohë që ekzekutivët e Europës i mbajnë sytë nga Italia, për të parë se si do të veprojnë dy euroskeptikët në vendin me ekonominë e tretë më të madhe në eurozonë.

dimaio-salvini-lapresse

 

Lideri i Lëvizjes populiste 5 Yjet, Luigi Di Maio dhe lideri i Legës, Matteo Salvini, duke qenë se nuk binin dakord se cili mes tyre duhej të qeveriste, kanë zgjedhur një emër me të cilin gjetën paqe të dyja palët.

Kryeministri i ardhshëm i Italisë mund të jetë Giuseppe Conte, 54 vjeç. Ai ka lindur në fshatin Volturara Appula të Foggia-s, është diplomuar për Ligj në universitetin prestigjioz “Sapienza” në Romë dhe më pas ka perfeksionuar studimet juridike në universitetet më në zë të perëndimit, nga “Yale” në “Sorbonne”, “Duquesne”, “Cambridge”, “International Kulture Institute” në Vjenë dhe në “New York University”.

Aktualisht jep mësim në Firence dhe te “Luiss” në Romë, si docent i së Drejtës private. Përveçse është avokat mbrojtës në Gjykatën e Lartë, bashkëdrejtues në “Laterza” të dedikuar për “Mjeshtërit e së drejtës”, është anëtar i komisionit kulturor të “Confindustria”. Por njihet edhe si ekspert i “trajtimit të sipërmarrjeve të mëdha në krizë”, gjë që do të jetë e vlefshme në çështjet si “Ilva” apo “Alitalia” në Itali, sipas “LaReppublica”.

Nëse Conti konfirmohet si kryeministër, ai do të ketë në skuadrën e tij edhe liderët e dy forcave politike që formuan qeverinë e re të Italisë, e cila po formohet këto ditë, që pas zgjedhjeve të 4 marsit. Pritet që Matteo Salvini, drejtuesi i Legës, të jetë ministër i Punëve të Brendshme dhe Luigi Di Maio, drejtuesi i Lëvizjes 5 Yjet, të marrë në dorë Ministrinë e Zhvillimit Ekomomik ose Ministrinë e Punës.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, sipas mediave italiane, pritet të caktohet ambasadori Giampiero Massolo (ka qenë edhe ish-shefi i shërbimeve sekrete italiane) dhe në Ministrinë e Ekonomisë do të vendoset Giancarlo Giorgetti, (ish-kryetari i grupit parlamentar të Legës).

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.