E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Me plumb në kokë vritet politikani meksikan
Bota

Me plumb në kokë vritet politikani meksikan

Fernando Puro ishte një prej kandidatëve për deputetë në zgjedhjet elektorale që u mbajtën dje në Meksikë, i cili vdiq në mënyrë tragjike.

Kandidati i Partisë Revolucionare Institucionale (PRI), ishte duke bërë një selfie me një prej simpatizantëve të tij kur papritmas një burrë i mbështetur pas muri, me kapele në kokë, i afrohet nga pas dhe e qëllon me plumb në kokë.

Kjo është fushata më e përgjakshme elektorale e shënuar ndonjëherë në Meksikë.

Puro shënoi numrin 136 të politikanëve të vrarë, që prej fillimit të procesit elektoral, sipas kabinetit të studimit “Etellekt”.

43-vjeçari sapo kishte përfunduar një debat publik ku kishte deklaruar se do të luftonte kartelet e drogës.

Krimi i organizuar në nivele lokale dëshmohet nga këto shifra të frikshme.

Sipas ekspertëve, kriminelët përpiqen të kontrollojnë politikën për të zgjeruar territoret e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.