Ditari politik i javës
Erl Kodra
Qeveria e Kryeministrit Edi Rama mblidhet në ilegalitet të plotë, në një vend sekret në Zonën e Parë Operative. Situata e paqëndrueshme e Lirës Turke, si dhe problemet serioze për Kullat e Reja që do të ngrihen mbi truallin e Teatrit Kombëtar, stoku i kanabisit dhe Check up-it të Vilma Nushit, ishin temat kryesore që u trajtuan nga Ministritë përkatëse. Në shtator priten zhvillime të paparashikuara në Qeveri. Pandi Majko dhe Ditmir Bushati, u konfirmuan si dy ministrat ndryshe në Qeverinë e Kryeministrit Edi Rama. Taulant Balla u konfirmua si kandidati potencial si Ministër i Brendshëm, i cili ka kredencialet e nevojshme dhe lidhjet e kërkuara me Sindikatat e Krimit nga baza në qendër të qeverisjes.
Problemet rajonale u trajtuan me seriozitetin e duhur, ndaj ka shanse që Kryeministri Edi Rama të marrë drejtimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Përjashtëme. Kjo do të ndodhë, nëse ministri Ditmir Bushati do të kthehet në një copë të papërdorshme për më tej në planet e qeverisjes.
Ndarja e Kosovës nuk u trajtua në mbledhjen e Qeverisë. Ky është një problem i parëndësishëm dhe ekskluzivitet i tre shefave të rajonit; Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Aleksander Viçiç.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



