E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dënohet me burg shefi i opozitës ruse
Bota

Dënohet me burg shefi i opozitës ruse

Kundërshtari kryesor i Vladimir Putinit, Alexei Navalny, u dënua sot në Moskë me 30 ditë burg për protestë pa leje në muajin janar, kur na ndajnë vetëm dy javë nga një valë protestash të njoftuara kundër projekt-reformës së pensioneve.

”Navalny u shpall fajtor për shkelje të ligjit bazuar në nenin 20.2 të Kodit Penal dhe u dënua me 30 ditë burg”, deklaroi gjyqtari Alexei Stekliev.

Të shtunën, opozitari u arrestua përpara shtëpisë së tij në Moskë dhe u shoqërua në një postë të policisë, më pas në spital, për një frakturë të gishtit në momentin e arrestimit.

“Kjo është një procedurë e çuditshme me një synim, për të më penguar të marr pjesë në përgatitjet e valës së protestave në rang kombëtar kundër rritjes së moshës së daljes në pension”, u mbrojt Navalny gjatë seancës dëgjimore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.