Ylli Manjani ironizon rikthimin në Parlament të opozitës
Ish-ministri i Drejtësisë, në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani në një postim në “Facebook”, ka ironizuar rikthimin në Parlament të opozitës, pas muajve të tërë bojkoti.
Manjani shkruan se opozita e ka marrë kaq shumë seriozisht rikthimin në Parlament saqë, mund të rrijë aty të shtunë, të dielë edhe gjatë festave.
Manjani shkruan:
Opozita do hyjë në Kuvend të enjten dhe të premten. Biles edhe të shtunën, të dielën e ditët e festave aty do rrijë”
Opozita ka vendour rikthimin në Parlament me argumentin se do t’u kërkojë qeverisë plotësimin e kërkesave të studentëve, por gjithashtu edhe për të mbështetur vettingun në politikë, propozuar nga vetë ata.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



