Gazetari Isa Myzyraj kërcënohet me jetë nga Kryebashkiaku i Hasit
Kryebashkiaku i Hasit ka kërcënuar sot gazetarin Isa Myzyraj thjesht dhe vetëm sepse ai investigoi faktin që shumë familje në Has nuk përfitojnë ndihnën ekonomike.
Dhe për këtë u kërcënua me jetë.
Ku të jesh gazetar i vërtetë, jashtë listë-pagesave të pushtetit dhe qeverisë, është sport që mund të të kushtojë kokën.
Ky është shteti ynë, kjo është demokracia jonë qesharake, kjo është liria e fjalës në Shqipëri.
Si tha Kryeministri sot “Kjo është Shqipëria që duam..”
Kjo është elita drejtuese. Ata që na kanë vënë në krye të na drejtojnë.
Ju mbahet mend dekriminalizimi?? -As ne…
Ju mbahet mend reforma në drejtësi?? – As ne..
Ku jetojmë? Jemi kthyer si Sudani i diktatorit Idì që thoshte “Ne kemi liri shprehjeje, po seç të ndodh ty pasi je shprehur, kjo s’dihet.”
Organet e policisë dhe prokurorisë duhet të veprojnë urgjent
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


