E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ben Blushi bën thirrje për protesta.LIRIA NUK KA KUFINJ DHE AS FE.
Sot

Ben Blushi bën thirrje për protesta.LIRIA NUK KA KUFINJ DHE AS FE.

Kreu i Libra-s Ben Blushi duket se po përgatitet për një opozitë me protesta. Blushi i cili ka mbetur këtë herë jashtë Kuvendit, është shprehur se Libra do të rikthehet në shtator me plane të reja.

Duke publikuar një foto nga ‘Marshimi i Drejtësisë’ në Turqi, Blushi shkruan në faqen e tij në Facebook se ‘si shqiptar shpresoj të mos ndalojnë të protestoj’.

Ja çfarë shkruan Ben Blushi në faqen e tij në Facebook:

MARSHIMI I LIRISË

KY ËSHTË MARSHIMI I DREJTËSISË QË PO MBAHET NE TURQI, KU QINDRA MIJËRA NJERËZ JANË DUKE MARSHUAR ME DITË DREJT STAMBOLLIT, PËR TË PROTESTUAR KUNDËR KUFIZIMIT TË LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË TYRE.

TË PROTESTOSH SOT NË TURQI NUK ËSHTË E LEHTË DHE KJO GJË PO VËSHTIRËSOHET EDHE NË SHQIPËRI, KU NJË PJESË E OPOZITËS ËSHTË KTHYER NË NJË DIGË QË MBRON QEVERINË NGA POPULLI I VET. MEGJITHATË EDHE NËSE NUK PËRFUNDON, MARSHIMI I LIRISË DO ARRIJË NJË DITË NË TURQI.

SIKUR TË ISHA TURK SOT DO ISHA DUKE ECUR. SI SHQIPTAR SHPRESOJ TË MOS NDALOJNË.

LIRIA NUK KA KUFINJ DHE AS FE.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.