Mbyllja e portaleve, ironizon ish-ministri: Të jenë kazanë edhe të huajt?
Prej kohësh qeveria ka dhënë lajmin se do të miratojë paketën antishpifje për të gjitha mediat audiovizive në Shqipëri. Pasi AKEP u bëri thirrje portaleve që të regjistrohen tashmë vjen lajmi se mediat që publikojnë artikuj të rremë do të dënohen me gjobë nga 100 mijë deri në 1 milionë lekë të reja, por edhe në mbylljen e plotë të tyre.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar Ramën, në një status në rrjetin social Facebook, për nismën antishpifje që Rama ka propozuar të aplikojë ndaj portaleve. Më herët kryeministri i ka cilësuar mediat audiovizive si media kazani.
Statusi i plotë i Manjanit:
Si ka mundësi që gjithë dynjaja ëshët kundër ligjeve anti-portal të qeverisë sonë?! Të jenë kazanë edhe të huajt?! Apo janë artistë?!”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



