E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prekëse fjalët e vëllait të Griselda Gjikolajt: Do më mbetesh plagë në zemër përjetë….
Sot

Prekëse fjalët e vëllait të Griselda Gjikolajt: Do më mbetesh plagë në zemër përjetë….

Atentati i mbrëmshëm në Laprakë ka tronditur mbarë opinionin publik, teksa mbeti e vrarë 17-vjeçarja Griselda Gjikolaj, ndërsa u plagos i dashuri i saj.

E mitura humbi jetën pasi u qëllua me një plumb në kokë teksa ndodhej në shoqërinë e të dashurit të saj Erind Benga, 23 vjeç. Ky i fundit ishte objektiv i atentatit të organizuar nga një 19-vjeçar nga Puka, ndërsa shkak mendohet se ishte pikërisht Gjikolaj.

Kur kanë kaluar disa orë nga ngjarja, vëllai binjak me Griseldën, Oktavio Gjikolaj bën një dedikim prekës në Insta Story teksa poston një foto me të. Mësohet se pak kohë më parë ata kishin humbur edhe babain e tyre, ndërsa zia dhe dhimbja e madhe pllakos për herë të dytë këtë familje.w

Postimi i Oktavios:
Nuk prisja që tkisha një humbje tjetër aq të thell,mendova që do kalonim një jet plot gëzime dhe tani mle vtm disa kujtime që më marrin frymën dal ngadal, ishte bot me vete per mu dhe do mbetesh plag ne zemer perjet u prefsh ne paqe dashuria ime motra ime te du pafundesisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.