Pasanikja e “rilindjes”, që zëvendëson Ben miliarderin
Ministrja e re financave Anila Denaj, por e “vjetër” në poste e borde qeveritare, ku qarkulojnë miliardat e fondet publike e ku “në mos me garuzhde, do lyhet gishti”, ose “në mos rrjedht, do pikojë”, njihet edhe si biznesmene, pronare banesash, restoranti, pastiçerie, llogari bankare, 3-4 vende pune, anëtare bordi, menaxhere fondesh investimi, aksionesh e projektsh me OJF dhe shumë burime të tjera.
Pa bërë komente, po publikojmë pasurinë, që ka vetëdeklaruar në ILDKP, milionerja dhe pasanikja Anila Denaj, tashmë “ministre e lekëve” të shtetit, që do të zvendësojë bosin e ”HERMES” dhe “ustain” e mirënjohur, të shumë pazareve të tjera me tenderët e koncesionet, miliarderin Arben Ahmetaj, ose bashkëpuntorin e saj, në disa hapje e mbyllje “dosjesh të zeza”, të fondeve shtetërore./Pamfleti
Ja pasuria e Ministres së Financave
- Apartament banimi, blerë me kursime nga rroga, 46 000 dollarë.
- Vend-parkimi për makinën, blerë me kursime nga rroga, vlera 1 000 000 lekë.
- Tokë arë me sipërfaqe 859.77 m2, marrë me kursime.
- Godinë në proces ndërtimi, blerë me kursime dhe kredi, vlera 80 000 euro.
- ‘Toyota’, vlera 15 000 euro.
- Bashkëshorti, biznesi privat, ‘Artist Longue caffee’, me kapital 13 000 000 lekë.
- Bashkëshorti, biznesi privat me kapital 1 400 000 lekë.
- Llogari bankare, 20 000 euro, 3 469 lekë, 9 963 euro.
- Detyrim në një bankë, 6 019 113 lekë.
- Bashkëshorti, detyrim në një, 1 461 847.89 lekë.
- Aksionere me 100 % e kompanisë IPC vlera 105 000 euro.
- Të ardhura nga Fefad Bank 38 552 514 lekë.
- Të ardhura nga IPC, 136 000 euro.
- Të ardhura nga ProCredit Holding 48 260 euro.
- Bonus 1, investuar në IPC Invest, 10 000 euro.
- Bonus 2, investuar në IPC Invest, 50 000 euro.
- Bonus 3, investuar 12 000 euro.
- Settlement Agreement ProCredit Holding, 60 000 euro.
- Bashkëshorti, fitim i akumuluar, 1 500 000 lekë.
- Të ardhura nga rroga AKEP, 1 859 270 lekë.
- Të ardhura neto nga pjesëmarrja në Shkollën Rajonale të Administratës, 2 125 euro.
- Të ardhura nga mësimdhënia 6 918.66 euro.
- Të ardhura neto nga mësimdhënia në Shkollën e Administratës Publike, 56 100 lekë.
- Të ardhura nga investimi në bono thesari, 138 750 lekë.
- Bashkëshorti, rroga mujore, 360 000 lekë.
- Gjendja e llogarisë 245 614 lekë, 3 482 euro, 4 272.64 lekë, 1 299.75 euro.
- Kredi bankare 7 000 000, 4 670 905 lekë.
- Detyrim për përfundimin e murit rrethues të banesës, 600 000 lekë.
- Likuidim detyrimi, 4 800 euro.
- Kredi e përbashkët, 38 000 euro
- Bashkëshorti, kapitali i subjektit privat shtuar me 5 900 000
- Bashkëshorti, gjendja e llogarisë 36 752.73 lekë, 0.6 euro.
- Bashkëshorti, kredi bankare 5 000 000, 3 176 310.9 lekë.
- Bashkëshorti, kredi bankare 5 000 000 lekë, detyrimi 3 187 456 lekë.
- Gjendja e llogarisë shtesë 4 491 euro.
- Gjendja e llogarisë së kursimit 3 771.91 euro.
- Gjendja e llogarisë rrjedhëse, shtesë 2 499 890 lekë.
- Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 17 857.63 euro.
- Gjendja e llogarisë depozitë shtesë 103 000 euro.
- Gjendja e llogarisë, 1.44 euro.
- Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 26 721 euro.
- Të ardhura nga shitja e aksioneve në IPC 2, 159 732.85 euro.
- Detyrime ndaj një shoqërie për, 39 100 euro.
- Bashkëshorti, aktivitet privat, bar-restorant-pastiçeri, shtesë 997 802 lekë.
- Bashkëshorti, pronar i një restoranti në rrugën e ambasadave
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



