E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e diasporës, Artan Fuga: Komedi e pa kuptimtë, s‘kërkuan vetëm të drejtën e tyre për…
Sot

Protesta e diasporës, Artan Fuga: Komedi e pa kuptimtë, s‘kërkuan vetëm të drejtën e tyre për…

Profesor Artan Fuga ka komentuar protestën e zhvilluar për tre ditë me radhë nga shqiptarët që jetojnë në diasporë.

Kjo protestë sipas Fugës ishte komedi dhe e pakuptimtë. Për profesorin gjatë protestës u kërkuan shumë gjëra, por sipas tij nuk u kërkua gjëja më e rëndësishme, vota e emigrantëve.

“ ! Kërkojnë cdo gjë, vetëm të drejtën e tyre që ua ka dhënë Zoti dhe ua ka marrë Robi nuk e kërkojnë me forcë, me argumente!

Nuk kërkojnë të drejtën e votës për emigrantët! Po si është e mundur mo?  Po si ka mundësi mo!

Po pse kështu? Cfarë komedie??? Seç kërkojnë nuk e di. Kështu në tym! Eshtë si të shkosh në një restorant natën e ndërrimit të viteve dhe të mos kërkosh mish gjeli në hell!“, shkruan Fuga.

Fuga-Artan-

Statusi i plotë i Artan Fugës

Ore po si eshte e mundur mo!

Vijnë nga diaspora dhe të vetmen gjë që u duhet për të transformuar shoqërinë shqiptare dhe rritur rolin e botës shqiptare jashtë kufijve, të djemve dhe gocave që kontribuojnë aq shumë për vendin, nuk e kërkojnë mo! Kërkojnë cdo gjë, vetëm të drejtën e tyre që ua ka dhënë Zoti dhe ua ka marrë Robi nuk e kërkojnë me forcë, me argumente! Nuk kërkojnë të drejtën e votës për emigrantët! Po si është e mundur mo?  Po si ka mundësi mo! Po pse kështu? Cfarë komedie??? Seç kërkojnë nuk e di. Kështu në tym! Eshtë si të shkosh në një restorant natën e ndërrimit të viteve dhe të mos kërkosh mish gjeli në hell!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.