Një surprizë, për Ramadan Kafshën e Portokallisë…
Jani Duri dhe Vangjel Kozma i kanë bërë një surprizë në ditën e ditëlindjes aktorit të Portokallisë Ledio Lako. Ata i kanë kushtuar një vjershë e cila është improvizuar si këngë labe dhe e kanë kënduar kolegët e tij.
Ti u rrite, more bir
Të rriti Portokallia
Mirpo mbete çun i mir
Xhevahir të ka shtepia.
Që të beheshe artist,
Sikur s’
deshe, more xhan
Ta kan futur sigurisht
Që të bëhesh Ramadan.
Mirpo ti e qave rolin
Në më shumë se dhjetë vjet.
Mbete ti si Don Kishoti
Për Tiranën monument
Le pastaj Kapo Kapllani
Që la nam në këtë vend,
Të mos flasim për të tjerët,
Se pastaj do shesësh mend.
Të thërrasin Ramadan
Je tirons me shtatë puse,
Po me plakën ke lënë nam,
Se nuk po i çon një nuse.
Shumë ditëlindje kemi bërë
Kemi ngrënë e kemi pirë,
Po vetëm Ledio Lako
Ka sjelle tortën më të mirë.
Teksti Jani Duri, Vangjel Kozma. Kendojne shoket e Portokallise
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


