E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kjo është dora hajdute e një numëruesi Rilindas. Punon në Hipotekë”, denoncon Manjani
Uncategorized

Kjo është dora hajdute e një numëruesi Rilindas. Punon në Hipotekë”, denoncon Manjani

”Kjo është dora hajdute e një numëruesi Rilindas. Punon në Hipotekë”, denoncon Manjani pas denoncimit të djeshëm nga Mesila Doda për të njëjtën video dhe sot të Berishës.

REAGIMI I PLOTË:

”Kjo është dora hajdute e një numëruesi Rilindas. Punon në Hipotekë dhe hyri t’i japë “një dorë” partisë në zgjedhje!

I duhej kjo dorë, rilindjes për të marrë në një dorë çdo gjë! Një dorë nga ata të Hipotekës që Kryeministri i quajti “tepsi”…

Ja ku e ka tepsinë!

Pamjet e videos janë shkëputur nga rregjistrimi zyrtar i kamerave të KQZ. Duket qartë se si nga tufa e votave të PDIU, që janë në anën e majtë të numëruesit, hiqet fleta e votimit dhe i bashkohet tufës së votave të PS, që gjenden në anën e djathtë të tij! Flagrante! Ka ndodhur në disa raste kështu.

Tani është radha e KQZ. Kjo lloj hajnie ka ndodhur në shumë raste duke i vjedhur mandatin PDIU për t’ja dhënë rilindjes së Govatës! Prokuroria ka material të bollshëm. Ka shumë episode të kësaj natyre të kryera jo thjesht nga numërues, por nga mbajtës detyrash publike gjithashtu!

Nuk ju mjaftoi blerja e votuesve, por edhe jua vodhën votën! Krim shumë i rëndë ndaj demokracisë!”

PDIU-ja humbi mandatin në Tiranë për 30 vota. Idrizi e ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor dhe pritet zhvillimi i seancave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.