E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministri Manjani: Partia e indiferentëve më e madhja në Shqipëri, rotacioni vjen vetëm me…
Sot

Ish-ministri Manjani: Partia e indiferentëve më e madhja në Shqipëri, rotacioni vjen vetëm me…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar sot se shumica e njerëzve janë të zhgënjyer nga politika dhe se kjo mund të quhet si “partia e indiferentëve”.

Për Manjanin qeveria e sotme po shpik çdo gjë për të trembur qytetarët që ata të mos marrin pjesë në votime.

Sipas ish-ministrit qeveria po shpik “teori që “s’ka opozitë”; “politika është e keqe”; “sondazhet na nxjerrin fitues” ose stimulojnë “të pavarur” apo teoricienë “anti-sistem” vetëm e vetëm që të demotivojnë njerëzit që të merren me politikë dhe të dalin e të votojnë”.

Statusi i plotë i Manjanit

Për të zhgënjyerit dhe mosvotuesit.
——————-
Partia e indiferentëve është padyshim sot për sot më e madhja.

Njerëz të pakënaqur e të zhgënjyer sa më s’ka nga politika janë shumë më shumë sesa ata që ende bëjnë tifozllëk për të.

Ata që nuk duan më as të votojnë janë rritur shumë. Ka shumë dhe opozitarë madje që thonë “nuk votoj më”, “ ose do ja jap votën dikujt kot”…

Mirëpo qytetarisht mosvotimi (mospjesmarrja dhe shkatërrimi i votës) dëmton demokracinë. Kjo e fundit ka nevojë në mos për ndryshim politik, të paktën për rotacion.

Rotacioni nuk ka shans të ndodhë nëse njerëzit nuk votojnë masivisht ose hedhin votë kuturu deri në pavlafshmëri të saj.

Qeverisja e sotme, më populistja pas regjimit komunist shpik çdo gjë për të trembur, larguar e demotivuar njerëzit të votojnë.

Shpikin teori që “s’ka opozitë”; “politika është e keqe”; “sondazhet na nxjerrin fitues” ose stimulojnë “të pavarur” apo teoricienë “anti-sistem” vetëm e vetëm që të demotivojnë njerëzit që të merren me politikë dhe të dalin e të votojnë.

Nëse ja arrijnë qëllimit, do jenë gjatë në pushtet. Dhe jo për faj të opozitës, por të njerëzve që nuk votojnë.

Vetëm pjesëmarrja masive në votime dhe mos shpërdorimi i saj garanton rotacion politik.

Çdo kush duhet të llogarisë se mos hedhja e votës së tij është plus dy për qeverinë.

E kuptoj që ka debat mbi partitë, demokracinë e besueshmërinë e tyre, për pushtetin politik që del gjithnjë mbi çdo sistem ligjor, por kjo nuk duhet të na çojë tek heqja dorë nga ROTACIONI politik!

Partitë duhet të vijnë e të ikin nga qeverisja. Ky është rregulli nga i cili nuk mund te heqim dorë.

Kjo do ishte fundi i demokracisë!

Mospjesëmarrja në politikë dhe në votime është baraz me vendosjen e diktaturës!

Mos u merr me politikë, nuk është e detyrueshme, por VOTO! Kjo e fundit është DETYRË!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.