E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Analisti Demalia:Shi furtunë met Shqipnia se nuk ngihet nga mental uria
Sot

Analisti Demalia:Shi furtunë met Shqipnia se nuk ngihet nga mental uria

Ilir Demalia

Mental uria

Uria në tru është shumë më e rëndë se uria në stomak , e cila, nga uri si nevojshmëri fiziologjike pêr tu ushqyer në funksion te jetës për të menduar, kthehet ne uri psikogjike në funksion të ngrënies si proçes ripërtypje dhe jashtëqitje fiziologjike. Më e rënda, uria mentale si jashtëqitje elitare e proçesit te ripërtypjes së ushqimit politik si m… kombëtar.

Këtë mendova sot në këtë ditë të ftohte janari më diell tek hapa FB, dhe foto, foto, foto…. me shoqëri, familje, familje pa shoqëri, shoqëri pa familje me pjata përpara, më kofshe gjeli, paçe derri, kokë lope, bole dashi, kabuni e bakllava, revani e kadif, me pilaf e qumështur, me salep e hashur, kos-qebab e tarator, hallvë-hasude… në fund darkës çifteli, këngë trimnie e histori, m’afsh të rakisë kongë zamoni, me Ashik kërcehet napolini, futja nje polifoni dhe masanaj vetëm shi.

Shi furtunë met Shqipnia se nuk ngihet nga mental uria.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.