E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po Rama, Tahiri, Beqja, Veliaj, perse mungojne ne listen “ne emer te popullit..”
Sot

Po Rama, Tahiri, Beqja, Veliaj, perse mungojne ne listen “ne emer te popullit..”

Basir Collaku

Eshte turp per KM te merret me thashetheme, siç beri me listimin e 100 emrave, qe sipas tij jane denoncuar nga qytetare te ndryshem per pretendime abuzive. Rama nuk eshte teqe, as kishe e xhami, zyre rrefimi mekatesh, ku lahen e shplahen kusuret. Une dhe si une qindra e mijera qytetare kemi denoncuar ministrat e tij per baterdine me parane publike dhe pushtetin dhe ai nuk i kishte vene ne liste asnjerin. Ndaj kjo eshte fleterrufe partie, me tendencen per te shkermoqur institucionet dhe populli e partia vendosin kush eshte burre apo grua i/e mire dhe jo. Kjo eshte nje katrahure psikologjike e mosnjohjes se shtetit. Ne prokurori, polici, gjykata, Agjenci te Zbatimit te ligjit, ka pafund denoncime me prova, shkresa, fakte konkrete, te cilat nuk jane marre ne konsiderate nga Kryeministri.

Kjo gjeja alaRama me ne emer te popullit eshte shenja e re e arrogances se dhunshme e cila e shtron diktaturen hap pas hapi. 56 perqind e shqiptareve qe duan te largohen dhe 300 mije te larguar ne qeverisjen e Rames, aluzojne ate per paudhesite e shumta. Atehere duhet ta kishte vene veten ne krye te listes se zeze per te e shemtuar per njerez institucionesh. Zoti Rama duhet te ftillohet se ka marre zgjedhjet, ashtu sic i ka bitisur ai jo per te qeveriusur me popullin, por per te qeverisur popullin, vendin.

Perse i mungojne kesaj liste Sajmir Tahiri, Ilir Beqja, Vilma Nushi, Arben Ahmetaj, Edi Rama, Ilir Meta, Erion Veliaj..?!?! Thua mungojne ankesat, kallzimet, denoncimet per veprat e tyre rrenuese..?! Jo aspak. Por kur penalltine e gjuan i zoti i topit, atehere ska hajer aftesish gjekundi… Kjo eshte e rende. Rikthimi denimeve ne emer te popullit shenon renien e shtetit dhe mitizimin e ri te partise-shtet..Te pakten ta marre formularin nga origjinali, kreu i kuvendit te ri..Eksodi eshte strategjia kriminale qe duket se do shkretoje vendin.. Ky kryeminister e ka koken nga Serbia dhe jo Shqiperia..Njerezit duhet te luajne vendit, dhe ta degdisin tutje ate dhe shpuren e tij..ne emer te atij populli, qe ende nuk lejon te tallesh trapin me te..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.