E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Uncategorized

Foto fantastike te realizuara nga kamerat kurth në Parkun e Shebenik-Jabllanicës në Librazhd

Sërish një set fantastik fotosh realizuar nga kamerat kurth të vendosura në Parkun Kombëtar të Shebenik- Jabllanicës nga stafi i Administratës së Zonave të Mbrojtura Elbasan.

Në setin më të fundit publikohen fotot e Ariut të Murrëm (Ursus arctos), një specie e cila bën pjesë në listën e kuqe (rrezik zhdukjeje), por që po shumohet me ritme shumë të kënaqëshme në këtë park.

Stafi i AdZM Elbasan është gazuar pa masë nga këto foto dhe argumenton se “habitati i ariut të murrmë si gjitar i madh, tashmë është në kushtet optimale që siguron ripërtëritjen e tij”.

Gjithashtu AdZM Elbasan evidenton faktin se në këtë park “vihet re një përmiresim i dukshëm i faunës së egër si një vlerë e shtuar e Zonave te Mbrojtura”.

Për më shumë shihni këto foto të mrekullueshme të Ariut të Murrmë në Shebenik Jabllanicë:

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.