E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministri: Karagjozë me mandat Kushtetues dhe me bekim ambasadash
Sot

Ish-ministri: Karagjozë me mandat Kushtetues dhe me bekim ambasadash

Anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Lulzim Hamitaj është vënë nën hetim nga prokuroria pas denoncimit të opozitës se ka falsifikuar dokumente e paraqitura.

Në muajin gusht, PD kërkoi shkarkimin e anëtarit të komisionit të pavarur te kualifikimit, Lulzim Hamitaj.

Dy juristet e PD, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi publikuan dokumente që sipas tyre faktojnë se Hamitaj ka mashtruar parlamentin për tu zgjedhur në këtë post duke falsifikuar diplomën e gjuhës angleze.

Për këtë arsye, Prokuroria ka thirrur sot Hamitajn që të paraqitet në lidhje me akuzat ndaj tij.

Ky veprim i Prokurorisë është ironizuar sot nga ish-ministri i Drejëtsisë, Ylli Manjani.

Sipas Manjanit, “L. H. (Lulzim Hamitaj), anëtar i KPK (vettingut) thirret për të dhënë spjegime për një akuzë, nga prokuroria që do vettohet prej tij!!!

“Karagjozë me mandat Kushtetues dhe me bekim ambasadash!.

 Të fala reformës në (zh)drejtësi!”, ironizon Manjani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.