Pikante/Fjala “Shkollim” në organin tënd të të folurit sot humbi kuptimin
Elona Caslli
Ka disa fjalë të cilat janë të huaja për çdo individ. Fjalë, që duhet t’i dëgjojmë vetëm nga individë të tjerë, kur i shqiptojnë. Fjalë, me të cilat, do të kemi gjithmonë një marrëdhënie të largët për shkak të prejardhjes dhe formimit që kemi.
Të tillë ndjesi pata teksa dëgjova fjalën ” Shkollim” në organin tënd të të folurit sot. Dukej se dikush e kish marrë përdhunshëm nga Fjalori Shqip – Shqip dhe e kish vënë në gojën tënde. Aq keq u ngatërrua në dhëmbët e tua ajo fjalë sa për një çast e humbi krejt vlerën e saj.
Post Scriptum – Stërvitu para se të shqiptosh fjalë të tilla si ” Shkollim” apo ” Libër”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



