E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veseli flet për mundësinë e rrëzimit të qeverisë: Të pezullohet taksa
Bota

Veseli flet për mundësinë e rrëzimit të qeverisë: Të pezullohet taksa

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli foli sonte për mundësinë e rrëzimit të Qeverisë Haradinaj, ndërsa hodhi poshtë një mundësi të tillë.

Ai tha se i qëndron prapa deklarimit të tij se taksa duhet të pezullohet për 120 ditë.

“Kemi dallime me kryeministrin Haradinaj në çështjen e taksës. Unë e kam bërë atë edhe publike”, tha i pari i PDK’së.

“Do t’i jepet një mundësi kësaj qeverie dhe këtij kryeministri. Unë mendoj se taksa duhet të qëndrojë dhe në partneritet me SHBA’në dhe partnerët perëndimorë, të kemi një pezullim të përkohshëm me kushte që, nëse Serbia vazhdon me agresivitet, do të kalojmë në masa reciprociteti. Kosova, me SHBA’në, ruan çdo gjë. Pa të, pa përnarët ndërkombëtarë, rrezikon çdo gjë”, u shpreh Kadri Veseli.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.