Bërthama e familjes shqiptare tashmë po jep shpirt
Enida Bozheku
E mitura e abuzuar seksualisht 13 vjeç, me të dashur – të dy seksualisht aktivë.
Shoket e të dashurit, seksualisht aktivë, minoren midis 13 vjec deri ne 16 vjeç. 13 vjeç askush nuk ka pergjegjesi penale. Nga 14 deri ne 21 vjeç, pergjegjesia penale eshtë personale por e graduar sipas shkalles së evolucionit psikoemotiv – seksual te subjekteve nen procedim penal.
Shkake pasoja: minoren të rritur ne frymë lirie seksuale pa kontroll prinderor, pa mbikqyrje dhe edukim formatues shkollore. Familjë “moderne” të shek XXI, ku fenomenet e tradhetisë janë rend i dites, babzise seksuale i brezit te prinderve te ketyre “imituesve të paformuar – të paedukuar – te pashembuj”, e qenura trandy.
Sa ndodhur në Kavaje eshtë heshtja e rreme e turpit aparent të pseudofamiljeve konservatore, që imoralitetin, shthurjen, degjenerimin e mbajne ne gji si helmi i neperkes. Ata te rinje, të gjithë, si viktima e rritur parakohe, si mostrat minorene pjellë e familjeve dhe shoqerise se degraduar e tipit Zonë e Lirë, a Parlament-han, i kemi krijuar ne. Vajza, viktime dyfishe e familjes që s’diti ta rrise me vlera e norma, viktime e dashurise pre-adoleshencjale e fryre nga qasje instagramiste, silikonistesh e profesionistesh te prostitucionit qe shkembimin bukuri – aparencë -dashnorë, na e shesin per moral. Të rinjtë pubertare dhe adoleshentë, egzekutues të shembujve famekeq të sharjeve parlamentare, të mitit të të fortit, te “bosit” padron shantazhues televiziv, portalist a analist. Keta janë femijet qe shoqeria jone po ç’edukon ne emer të një lirie shterp, imorale, degraduese dhe shtazarake.
Të gjithë janë fajtorë, por faji se pari nis nga të gjithë ne, shoqeria me berthama familjare tashmë ne fazë dekompozimi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



