Avokati : Policia përdori lëndë helmuese lufatarake ndaj popullsisë civile
Av Altin Goxhaj
Perdorimi i gazit lotsjelles ka manualet e veta të perdorimit perfshi intensitetin sasior dhe kohen e rihedhjes! Nese nuk zbatohen me perpikmeri keto rregulla, nuk konsiderohet me si perdorim “gazi lotsjelles” por “perdorim lendesh helmuese lufatarake ndaj popullsise civile” që ndalohet me konventa nderkombetare dhe kategorizohet si “krime kunder njerezimit”. Kaq per kujtese per Garden dhe ata tipat lart të tarraca të maskuar dhe pa shenja identifikuese.
Goditja me plumba gome nga lart posht nuk lejohet nga stabndardet teknike te perdorimit te tyre pasi rrezikojne të sjellin vdekjen e viktimes nese plumbi godet ne trurin e vogel apo te shkaktimit te plagosjes se rende me pasoja deme te parikuperueshme per koken.
Sot jane filmuar dhe fotografuar me dhjetra raste te perdorimit te plumbave te gomes nga snajper te maskuar ne tarracen e Kryeministrise qe godisnin ne kend vertikal 90 grade protestuesit poshte tyre dhe ne menyre te vecante ata qe ndodheshin mbi skela te cilet mund te humbisnin edhe jeten ne rast te humbjes se ekuilibrit dhe renies nga lartesia.
Keto jane shkelje te renda dhe perbejne jo vetem abuzim me detyren te urdheruesve dhe zbatuesve por edhe vepra te renda penale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



