E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani thumbon Metën: Po flet si Lenini….
Sot

Manjani thumbon Metën: Po flet si Lenini….

Ish-ministri i LSI, Ylli Manjani, e ka sulmuar qëndrimin e Presidentit Ilir Meta, ndaj krizës së fundit politike në vend dhe vendimit të opozitës për të djegur mandatet.

Presidenti tha për DW dje se “vlerësoj se çdo veprim ekstrem nuk i shërben demokracisë, nuk i shërben forcimit të institucioneve dhe nuk i shërben njëkohësisht as integrimit europian t  vendit, që është dëshira e çdo qytetari shqiptar….Është koha të kemi një hap prapa nga opozita, por mendoj që është koha të kemi edhe dy hapa pas nga mazhoranca, nga qeveria dhe nga Kryeministri, të cilët duhet të kuptojnë që përgjegjësitë kryesore për qeverisjen e vendit janë të tyre.”

I ngacmuar nga kjo frazë, Manjani ka gërmuar një shembull në histori për të goditur:

“Paralele historike me “hapat para dhe pas”…- shkruan ai – Lenini kur i dha fund dhe asaj pak demokracie të brendshme në Partinë Komuniste, tha: Le të bëjmë një hap para e dy hapa pas. Presidenti i Republikës mendon se demokracia në Shqipërinë e sotme shpëton nëse bëjmë vetëm hapa pas”, shprehet Manjani dhe pa e lënë me aq, boton edhe faqen e fjalimit të Leninit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.