Modric, më i miri në botë sipas IFFHS, lë prapa Messin
Modric ka rrëmbyer tjetër çmim, duke lënë prapa Messin. Derisa Cristiano Ronaldo nuk gjendet në top 5-she.
Luka Modric, pasi mori çmime të shumta në fund të vitit 2018, veçuar “Topin e Artë” dhe çmimet e lojtarit më të mirë nga UEFA e FIFA, tani ai është vlerësuar edhe nga Instituti i Futbollit për histori dhe Statistika (IFFHS), transmeton Gazeta Express.
Modric, që fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe arriti deri në finale të Kupës së Botës me Kroacinë në Rusi, në mëngjesin e së premtes e ka pranuar çmimin e “Plejmekeri më i mirë në Botë për vitin 2018”, nga IFFHS.

Modric mori shumicën e votave (272) nga 90 ekspert të futbollit në mbarë botën, duke lënë prapa Lionel Messi me (144 pikë), Hazard (114), De Bruyne (36) dhe Neymar (18).
Modric nuk ishte lojtari i vetëm i Madridit që mori çmim këtë të premte, pasi portieri, Thibaut Courtois u vlerësua nga IFFHS si portieri më i mirë për vitin 2018.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



