E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Statistika e Shaqirit që po i lë tifozët e Liverpoolit të zemëruar me Kloppin
Sport

Statistika e Shaqirit që po i lë tifozët e Liverpoolit të zemëruar me Kloppin

Tifozët e Liverpoolit e kanë shprehur zemërimin me trajnerin Jurgen Klopp gjatë javëve të fundit, pasi që gjermani po preferon të mos e fusë Xherdan Shaqirin në formacion të parë.

Shaqiri u transferua gjatë verës së kaluar nga Stoke City dhe i ka bërë 11 paraqitje si titullar për Liverpoolin në Premierligë. Dhjetë herë të tjera, ai është aktivizuar nga banka rezervë.

Tifozët e Liverpoolit e kanë vërejtur që në ndeshjet kur Shaqiri ka luajtur që nga minuta e parë, Liverpooli ka fituar gjithmonë, përveç një barazimi. Kjo do të thotë që nga 33 pikët e mundshme, Liverpooli i ka marrë plot 31 nga ndeshjet kur Shaqiri ishte titullar.

Shaqiri ka kontribuar në skuadrën e Jurgen Kloppit përmes golave dhe asisteve këtë sezon. Ai ka shënuar gjashtë herë dhe i ka bërë tri asiste. Dy nga golat më të rëndësishme të tij ishin ato që ia siguruan Liverpoolit fitoren kundër Manchester Unitedit, në pjesën e parë të sezonit.

E vetmja ndeshje në të cilët Shaqiri ka qenë titullar dhe nuk ka arritur t’i marrë tri pikët e ndeshjes ishte barazimi kundër Leicester Cityt.

Skuadra e Liverpoolit ka qenë në formë të mirë këtë sezon, duke e humbur vetëm një ndeshje deri më tani. Shumë tifozë të këtij klubi mendojnë se Shaqiri meriton më shumë mundësi për ta dëshmuar talentin.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.