E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Petrit Fusha ishte në listën e zezë të SHBA”! Gazetari  Vezaj  për prokurorin : Miku i Adriatik Llallës me probleme në 3 kriteret
Sot

“Petrit Fusha ishte në listën e zezë të SHBA”! Gazetari Vezaj për prokurorin : Miku i Adriatik Llallës me probleme në 3 kriteret

Gazetari i kronikës së zezë, Flamur Vezaj, i larguar prej kohësh nga Shqipëria dhe i vendosur në SHBA, ka komentuar dorëheqjen e papritur të prokurorit Petrit Fusha. Gazetari Vezaj i ka “bërë” Vettingun prokurorit Fusha, ku sipas tij, rezulton me probleme të theksuara në të tre kriteret e këtij ligji.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Vezaj shkruan se në aspektin profesional Fusha mori drejtimin e Prokurorisë së Tiranës me një kriter të vetëm, se ishte shok i Llallës, dhe ndoqi rrugën e këtij të fundit duke mbyllur shumë dosje të rëndësishme dhe duke favorizuar pushtetarët.

Sa i takon kriterit të pasurisë, ashtu siç u tha dhe një ditë më parë, prokurori Fusha ishte një ndër njerëzit më të pasur të drejtësisë. Lidhur me këtë, gazetari shkruan se ai iku nga sistemi i drejtësisë, pasi nuk justifikonte pasurinë prej 1 milion euro dhe mënyrën si e kishte ngritur atë.

Në aspektin e pastërtisë së figurës, Vezaj thekson se është një ndër prokurorët e futur në listën e zezë të SHBA, të cilit i është refuzuar viza, ndërsa përmend dhe arrestimin e vëllait të tij për trafik të drogërave të forta në Spanjë.

Mesazhi i plotë i gazetarit Flamur Vezaj:

Iku Fusha qe e beri fushe prokurorine

##

#Na paska dhene doreheqje Petrit Fusha ish-shefi i prokurorise se akuzes ne Tirane ose thene ndryshe ish-besniku i Adriatik Llalles! Iku duke dhene doreheqje, qe mos te telendiset me shume ne media dhe opinionin publik per shkak te problemeve me tre kriteret e vleresimit per te cilat do te pergjigjej para KPK ose “vetingsave”! Ate te aftesise profesionale, deklarimit te pasurise dhe pastertise se figurise ose thene ndryshe per lidhje me krimin apo kriminelet!

#Ne aspektin profesional: eshte proceduar dhe “interrnuar” nga ish-P.Pergjithshem Th.Sollaku per afera korruptive por me ardhjen e A.Llalles ne krye te akuzes u rehabilitua duke u emeruar drejtues i prokurorise ne Tirane me te vetmin kriter se ishte shok i Llalles! Gjate drejtimit te kesaj prokurorie per disa vite e shkaterroi ate institucion, qe mes tjerash per here te pare ne histori nje familje u ngujua para prokurorise ne shenje proteste per me shume se 1 muaj ngaqe vendimarrja e tij ishte e “drejt”!

Eshte ai drejtues qe urdheroi pushimin e shume ceshtjeve me ndjeshmeri publike qe nga hetimet e koncesioneve, korrupsionit, shperdorimit te detyre e deri te krimi me i rend i ndodhur ne landfillin e Sharres, ku viktimen e deklaroi “fajtor” per vdekjen e tij! Eshte prokurori qe ndoqi rrugen e “shefit” te tij Llalla duke favorizuar zyrtatet e pushtetit edhe per krime me te renda! E do mbahet mend vetem si prokurori qe arrestoi berberet per mos pajisje me kasa fiskale!

#Ne aspektin pasuror: iku se nuk do te justifikonte pasurine e ngritur nder vite qe kap shifren e 1 milion eurove dhe menyren e perfitimit te shume pronave ne emer te “trashegimise” apo thene ndryshe “gjasme pronar tokash” e perfitime nga qerat e ndryshme!

#Ne aspektin pastertise se figures: eshte ne mesin e shume prokuroreve qe i eshte refuzuar viza nga USA dhe nuk e di si do te justifikonte denimin e vellait per trafik te drogave te forta ne Spanje dhe ekspozimit te tij ne kete ceshtje duke qene edhe shef i akuzes ne Tirane!

#Por edhe pse dha doreheqje mendoj se ai duhet ti nenshtrohet nje hetimi pasuror dhe per vendimarrjet e dyshimta dhe favorizuese ndaj zyrtareve ne pushtet, ne vecanti atyre te Bashkise se Tiranes!! #Prokuror_te_tille_duhet_te_kishin_ik_me_kohe#

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.