Ky është sistemi i vlerave që e investon fort paria mafioze e Tiranes
Sepse vetem me perçarje, kerbaç e lot mund të na sundojnë!
Kështu nisin ditët, javët, muajt dhe vitet e shqiptarëve. Prej mengjesit e deri në mesditë sot nga ta kalosh telekomanden, rrjetet sociale, portalet, mediat, transmetojne vetem lot, ulerima, dhimbje, britma, padrejtesi, poshtërim, gra te shtrira ne asfalt qe mbrojne me gjak pasurite e tyre te vetme, pleq qe qajne me denese si femije ne krahet e policeve, femije te traumatizuar qe qajne me shpirt per nenat e tyre, foshnja ne barqe nenash shtatzene qe kapen dhembe per dhembe me policine ende pa ardhur ne jete. Xhandare, police e ushtare qe zbatojne ftohte urdherat e satrapeve shtetare te lidhur me mafien e ndertimit. Njerez qe mbrojne pasurine e tyre me gjokse prej buldozereve te shkaterimit. Shqiptari paska lindur per te vuajtur dhe asnje ushtri e huaj, asnje pushtues nder shekuj nuk ka mundur ta poshteroje ate me shume se shqiptari i tij. Fatkeqsi e madhe ku kemi mberritur. Ky është sistemi i vlerave qe e investon fort paria mafioze e Tiranes. Sepse vetem me perçarje, kerbaç e lot mund të na sundojnë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




