Çfarë fshihet pas dosjes 184? Gazetari hedh dyshime të forta për përfshirjen e ish-ministrit të Ramës në blerjen e votave
Dosjet 339 dhe 184 kanë trazuar së tepërmi politikën shqiptare, pasi në të bëjnë pjesë zyrtarë të PS-së.
Në dosjen 339, flitet për blerjen e votave në Durrës, nga kryebashkiaku Vangjush Dako, me ndihmën e grupit kriminal të Avdylajve.
Ndërkohë, gazetari Basir Çollaku, nga studio e “Open”, ka zbardhur detaje të reja në lidhje me dosjen 184.
Sipas tij, dyshohet se në këtë dosje, përmendet emri i ish-ministrit Damian Gjiknuri, për përfshirjen në blerjen e votave për qarkun e Dibrës.
Në këtë skemë, përfshihet edhe ish-shefi i komisariatit të Dibrës, vëllai i të cilit është kapur me kokainë në Lezhë, ish-drejtori i policisë, Edmon Targaj dhe Ymer Lala.
Gazetari shton më tej se hapja e këtyre dosjeve të mëdha, kanë larguar disa titullarë nga Prokuroria, siç ishte, Besim Hajdarmataj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



