Nuk po na mbyt deti, po mbysim njëri-tjetrin
Bledi Mane
Ka filluar nje gare e forte me dy deteve qe na lagin kembet. Nje gare e forte qe deri me tani nuk e ka te parashikuar fundin. Adriatiku nga Velipoja deri poshte ne Vlore, po luan nje fataliste loje me detin Jon deri tej Ksamilit.
Perpin jete njerezish Joni, hakmerret Adriatiku. Barazojne kobshem rezultatin e asnje prej tyre nuk ndjehet rehat. Dallgezon Joni dhe mbyt nje tjeter jete, versulet Adriatiku plot hakmarrje. As i pari dhe as i dyti det nuk pyesin per gjini apo nacionalistet. Turfullojne aq keq sa edhe mortja neper provincat meksikane do ua kishte ziline.
Nuk shkon dot rrobi te notoje neper detet e atdheut te tij se nuk ka më zhurme dallgesh, degjon vetem klithmat dhe ofshamat e vdekjes kriposur me shijen e ujit blu.
-Ndihmëëëë, po mbytem. Ndihmëëëë, po iki nga kjo jete…
Dhe deti vazhdon mynxyren, njerezia vazhdon te pije shampanjen!
Sot vdiq dhe nje adoleshente ne Ksamil, vdiq mes kaltersise mesdhetare por duhma e zezë e sherreve nuk levizi prej ndjesise se kobit.
E ka fajin ministria, uleret bashkia!
Bashkia fajtore, reagon si llagem nevojtore ministria!
Policia nuk ka mjete, mbron veten policia!
Ndjehemi te braktisur, klith njerezia!
U hengert kanceri e u rëntë zalia!
Mallkon opozita, faj ka qeveria!
Por sharjet dhe kopiliku ne dere nuk nxisin asnje institucion ti beje thirrje njeri-tjetrit e te ulen e te flasin e te ndajne pergjegjesite. Ne fakt duhet te uleshin qysh muaj me pare para se te fillonte sezoni turistik veror por askush nuk e kishte mendjen te vdekjet, te gjithe llogarisnin hapje-mbyllje cadrash, kalkulime votash, lista deputetesh, blerje-vjedhje votash…
Ndaj mos e vini ujin ne zjarr pse cdo dite mbyten femije e gra e burra por thjesht pyesni ky i fundit qe u mbyt sot, pë kë votoi ne qershor?
Nje socialist me pak, nje leseist me pak, nje demokrat me pak. Gezohuni se kundershtarit po i tkurren militantet, me pak jetë më shumë ymër për ju ne pushtet.
***
-Kamarier, sa kushton ky shezllongu?
-30 euro zoteri!
-Te ta paguaj paradhenie se do shkoj te lahem e nese mbytem dua te jem ne rregull me ju. Nuk dua qe kur te kerkoj ndihme ne mes te detit te me thone, lere te mbytet shkerdhata se nuk pagoi faturen!
-Ne sherbeje pa fature!-ia kthen kamarieri
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



