E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama,  Ti do të mbijetosh edhe një muaj; dy muaj; tre muaj. Po ku do të shkosh më tej?!
Sot

Edi Rama, Ti do të mbijetosh edhe një muaj; dy muaj; tre muaj. Po ku do të shkosh më tej?!

Shikoni se çfarë ndodhë kur përpiqesh të zësh një popull në çark, sidomos një popull që është i vetëdijësuar se çfarë përbindëshi ka përballë. I vetëdijësuar jo thjesht nga arsyeja, por nga thika që i ke ngulur në palcë.

Popullin armik mundesh ta zhdepësh me gaz të ashpër lotsjellës. Mundesh t’i injorosh 300.000 armiq të brendshëm të pushtetit tënd kriminal që protestojnë paqësisht kundër teje. Mundesh t’i mbysësh armiqtë e tu me propagandë. Mundesh edhe të blesh 50 njerëz dhe t’i quash “opozitë” e re. Para ke pa hesap, sigurisht.

Mediatikisht, ushtria e mercenarëve do vazhdojë mbështetjen pa kushte, sa kohë që ti do t’u hedhësh ushqim. Frroku, Mero, Lorenci, Muchi, Zaloshnja, Vasjari, Minxhozi, Fevzo, Sokoli, Vasili dhe shumë të tjerë do të vazhdojnë ta lehtësojnë dhimbjen. Por dhimbja jote është e pashpresë. Nuk ka shërim.

Të gjitha këto janë favoret e tua, prej të cilave ti po mbijeton, përkohësisht.

Po më pas?!

Më pas, do të fillojë të mblidhet një lëmsh në grykë tek shqiptarët. Çdo armik do të qëndrojë para teje duke të urryer. Çdo ditë e më shumë, deri sa urrejtja do të të kthehet në vullkan.

Atë ditë nuk do t’ia uroja as hasmit. Sepse kam frikë, se lëkurën do ta bëjnë hajmali.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.