E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pemët gati për t’u prerë, Veliaj u hap rrugën kullave të reja pranë Liqenit
Uncategorized

Pemët gati për t’u prerë, Veliaj u hap rrugën kullave të reja pranë Liqenit

Partia Demokratike ka bërë të ditur sot se kryebashkiaku i Tiranës dhe kryeministri Edi Rama sapo kanë shpallur ndërtimin e një rruge prej 2 milionë eurosh në zonën e Gardës së Republikës, e cila do t’u shërbejë disa kullave të reja të oligarkëve që ata të dy kanë planifikuar të ngrenë në Parkun e Liqenit.

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, transmetoi para mediave, deklaratën e një viti më parë të kryebashkiakut, ku ai thoshte se nuk do të lejonte betonizim të Parkut të Liqenit dhe e ballafaqoi këtë si mashtrim me tenderin që Veliaj ka shpallur vetëm 4 ditë më parë dhe dëshmon të kundërtën.

“Në shtator 2018, PD publikoi faktin se Erion Veliaj do ta betonizonte zonën pranë Gardës së Tiranës. Siç e ka zakon, Veliaj mashtroi.  Zona e Gardës së Republikës nuk do t’i kthehet qytetit, por kullave private në këtë zonë.

Katër ditë para prezantimit të tij luksoz, Veliaj ka shpallur tenderin për ndërtimin e një rruge 2 milionë euro, për t’i shërbyer klientëve të Ramës dhe Veliaj. Ajo do të lidhë zonën e Gardës me atë të Kosovarëve, një rrugë ekskluzive e re, pas prerjes së qindrave pemëve dhe oligarkët do ta kenë rrugën e hapur në kullat mbi 9 kate.

Tirana e Veliajt është në shërbim të parave. Ai nuk kursean asnjë, as pasuritë e Tiranës, as të qytetarëve: pse hesht ai para qytetarëve që duan të dinë fatin e mushkrive të vetme të qytetit? Cilit oligark i ka premtuar ndërtimin e kullave te Liqeni dhe sa para do të pastrohen aty?

PD është e do të jetë gjithmonë kundër këtij plani betonizimi nga dy njerëz që i udhëheq babëzia për betonizimine qytetit.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.