E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si  mizë kali do më keni nga mbrapa, derisa e drejta të vendoset në vend!
Sot

Si mizë kali do më keni nga mbrapa, derisa e drejta të vendoset në vend!

 Arbër Cepani

Gjykata Administrative Korçë. Ndërkohë që partitë politike mbushin sheshet me militantë dhe premtojnë një Shqipëri ëndrrash, që pasqyrohet vetëm në kuletat e tyre, në Shqipërinë e shqiptarëve pa tesera partie, duhet të endesh gjyqeve, për të mbrojtur të drejtën tende, që e përdhosin njerëz të veshur me pushtet! Duke hyrë në seancën gjyqësore, për padinë që kam ngritur kundrejt drejtorisë së tatimeve, për shkelje të qëllimshme procedure, në kundërshtim flagrant me ligjin, në dëm të sipërmarrjes që unë drejtoj. Nëse mendoni se mund të talleni me djersën dhe mundin tim, po gaboheni rëndë! Do të paguani një më një, sepse po më detyroni të humbas kohën time nëpër gjyqe, ndërkohë që duhet të isha duke menduar se si të vazhdoja të investoja ne vendin tim, se si të krijoja vende të reja pune, se si të shikoja dritën në vend të errësirës! Perëndia ju mëshiroftë, që të rinjtë e këtij vendi po i detyroni çdo ditë e më shumë të shohin të ardhmen e tyre larg vendit të tyre! Ne harrojmë shpejt por ai lart e ka kujtesën më të gjatë! Sa për mua…si mizë kali do më keni nga mbrapa, derisa e drejta të vendoset në vend!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.