E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bullgari, valë dorëheqjesh në kabinetin qeveritar
Bota

Bullgari, valë dorëheqjesh në kabinetin qeveritar

Politika bullgare është përfshirë në një skandal korrupsioni për favorizimin e një kompanie ndërtimi të quajtur “Artex”.

Skema korruptive u zbulua gjatë fundjavës, ndërsa deri më tani kanë dhënë dorëheqjen disa politikanë të lartë.

Zëvendësministri i Energjisë, Krasimir Parvanov, ishte i fundit në radhë që dha dorëheqjen. Të shtunën e kaluar, ministrja e Drejtësisë, Ceska Caceva dha dorëheqjen ashtu si zëvendësministrja e Sporteve, Vania Koleva.

Kompania e cila favorizohej nga qeveria e Bullgarisë, u shiste apartamente luksoze në zonën Iztok të Sofjes, deputetëve, ministrave dhe zëvendësministrave me çmime më të ulëta nga ato të tregut.

Skandali ka tronditur qeverinë e koalicionit të qendrës së djathtë, ndërsa në këtë skemë korruptive është i përfshirë dhe Cvetan Cvetanov, i cilësuar si “krahu i djathtë” i kryeministrit Bojko Borisov.

Ndërkohë, kompania e përfshirë në skemën korruptive është nën hetim së bashku me zyrtarët e lartë të qeverisë bullgare.

Sipas të dhënave, në favorizimin e kompanisë së ndërtimit janë të përfshirë dhe zyrtarë të tjerë të lartë, gjë e cila do të mund të rrisë dorëheqjet nga kabineti i Bojko Borisov.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.